970×90
970×90
970×90
970×90

Çitaku tregon prapaskenat në përballjet me Daçiqin në Këshill të Sigurimit

Çitaku tregon prapaskenat në përballjet me Daçiqin në Këshill të Sigurimit

Përveç përballjeve të nxehta në fjalimet zyrtare ,Vlora Çitaku tregoi se Ivica Daçiq nuk është i sjellshëm as në kohën kur nuk shihet nga kamerat.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka përfaqësuar për disa vite Kosovën në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku përballet me përfaqësuesin e Serbisë, Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Vlora Çitaku deklaroi se shumë herë gjatë fjalimeve të saja, i bie të dëgjojë tone të ashpra, madje edhe të shara nga Ivica Daçiq.

“Është një situatë shumë e pakëndshme, bashkëbiseduesi im nga Serbia është shumë i padurueshëm . Janë disa gjëra që nuk kapen nga kamerat dhe mikrofonat por ai tërë kohës sa unë flas ai bërtet. Ndonjëherë përdor edhe fjalë të rënda, gjuan fjalë në gjuhën serbe. Më thotë gënjeshtare, po rren, nuk është e vërtetë edhe shan, ndonjëherë edhe me tone të rënda”, deklaroi Çitaku.

Çitaku tha po ashtu se është kundër mbajtjes së këtyre seancave për shkak se sipas saj ‘çdo seancë është një mundësi për Serbinë që të prezantojë Kosovën si një çështje të pazgjidhur brenda OKB-së”.

Në këtë emision mund të ndiqni një kolazh të përballjeve të dy bashkëbisedusve nga Kosova dhe Serbia në Këshill të Sigurimit ku ndër të tjera Çitaku ia kujton Daçiqit statusin e Kosovës dhe faktin se historia është e pakthyeshme./kallxo.com/

Related posts