
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.
Çitaku tha se “ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues.
“Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së”, ka njoftuar policia.