970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Çitaku për buxhetin 2024: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku udhëheq Vetëvendosja

Çitaku për buxhetin 2024: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku udhëheq Vetëvendosja

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeveria janë projekte sipas saj, të moçme dhe të qeverive paraprake.

Çitaku thotë se projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për komunat ku sundon LVV.

“Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake. Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”.

Më tej, Çitaku thotë se komunat ku qeveris LVV janë më më së paku transparencë.

“Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane. Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen”, pohon ajo.

Në fillim të muajit, Qeveria Kurti ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2024.

Projekt-buxheti që kap vlerën 3 miliardë e 314 milionë euro, do t’i dërgohet për votim së shpejti Kuvendit të Kosovës.

Nga ky buxhet, kryeministri Kurti ka njoftuar se kanë ndarë 860 milionë euro për investime kapitale.

Po ashtu, Kurti ka informuar se 742 milionë buxhet do të ndahen për komunat në buxhetin e vitit 2024.

Buxheti i Kosovës në vitin 2023 ka qenë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Related posts