970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Çitaku mbështetësve të VV-së: Në Drenicë me tre gishta, ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim por përbuzje dhe urrejtje

Çitaku mbështetësve të VV-së: Në Drenicë me tre gishta, ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim por përbuzje dhe urrejtje

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 53 mijë euro vetëm nga 6 vendimet e fundit të marra nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Një prej arsyeve ishin edhe ngritja e tre gishtave nga mbështetës të kësaj partie, në tubimin që partia e Albin Kurtit e mbajti në Skënderaj më 27 janar.

Lidhur me këtë, ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, duke thënë se “ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim. Është përbuzje. Urrejtje. Patologji”.

Çitaku shprehet se jemi “vend i vogël jemi për ta përtypur gjithë këtë vrer e helm”.

Reagimi i saj i plotë:

Ne Drenicë me tre gishta?! E pashë Zotin, çka saktësisht keni dashur t’u thoni drenicasve?!

Ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim.
Është përbuzje. Urrejtje. Patologji.

Vend i vogël jemi për ta përtypur gjithë këtë vrer e helm.

Marre!

Related posts