970×90
970×90
970×90
970×90

Çitaku koonfirmon takimin e PDK-së me Vjosa Osmanin

Çitaku koonfirmon takimin e PDK-së me Vjosa Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër liderëve të partive, ku i ka ftuar që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Shkruan Gazeta Projekti.

Ftesës së presidentes i është përgjigjur PDK, duke konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Kështu bëri të ditur sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se ftesa nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht që ne do t’i përgjigjemi ftesës, e kemi obligim kushtetues dhe ligjor që të marrim në një takim të tillë”.

“Ju e dini mirë që PDK-ja që nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, mirëpo ftesa e presidentes Osmani nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme por me përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta dhe ne do të marrim pjesë aty dhe qëndrimin për këtë çështje dhe datës e preferuar do ta themi aty”, ka thënë Çitaku në një konferencë për media.

Më herët edhe LDK ka konfirmuar se kanë marrë letrën nga Presidentja dhe se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do të shkojë në takim dhe aty do ta shpalos qëndrimin e partisë.

Ndërkaq  zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili tha për Telegrafin se AAK nuk ka ndonjë arsye që mos të marrë pjesë në takim, megjithatë vendimi do të merret gjatë ditëve në vijim.

Related posts