970×90
970×90

Cima në gjendje të rëndë nga Covid-19, Adelina kërkon gjak

Cima në gjendje të rëndë nga Covid-19, Adelina kërkon gjak

Humoristi Rasim Thaçi-Cima është infektuar me koronavirus.

Cima është duke u përballur me virusin Covid-19.

Këtë e ka bërë publike vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi-Meta e cila në të njëjtën kohë ka kërkuar gjak prej atyre që e kanë kaluar koronavirusin së fundmi për të marrë antitrupat e tyre.

“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Thaçi-Meta nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të humoristit, Cima.

Related posts