
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar në Facebook ndaj vendimit të Qeverisë për të përkrahur propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për bizneset dhe qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka kujtuar Kurtit një deklaratë të vitit 2015, ku kryeministri aktual, Albin Kurti, kishte deklaruar se “Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”, transmeton lajmi.net.
Haradinaj në postimin e tij ka krahasuar deklaratat e Kurtit në vitin 2015 me aprovimin e sotëm të Qeverisë Kurti për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.
“Cilit Albin me i besu?!”, ka shkruar Haradinaj në mbishkrim.
Kujtojmë se ekzekutivi ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve që shpenzojnë mbi 600 kËh në muaj mund t’u shtrenjtësohet fatura ndoshta dyfish nga shkurti.
Postimi i plotë i Haradinajt: