970×90
970×90

Cili mori vota më shumë, Fatmir Limaj apo Behgjet Pacolli

Cili mori vota më shumë, Fatmir Limaj apo Behgjet Pacolli


Koalicioni Nisma-AKR del se nuk e ka kaluar pragun prej 5 për qind për t’u bërë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës. Kësaj partie i vyenin vetëm edhe 133 vota për ta arritur një gjë të tillë. Sidoqoftë, ata kanë ushtruar ankesë në PZAP dhe pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim. 

Ky koalicion politik ia doli që t’i fitonte 4,98 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Por, kush ishte kandidati më i votuar?

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së del se Fatmir Limaj ishte më i votuari nga ky koalicion me 26 mijë e 14 vota. Behgjet Pacolli ndërkohë, shkruan Periskopi, i mori vetëm 10 mijë 525.

Sidoqoftë, z.Pacolli ishte më i votuar se Limaj në komunën e Prishtinës. 

Related posts