970×90
970×90
970×90
970×90

Cilat janë disa nga planet e Apple për të ndaluar keqpërdorimin e AirTags

Cilat janë disa nga planet e Apple për të ndaluar keqpërdorimin e AirTags

Apple planifikon të prezantojë një sërë ndryshimesh për ta bërë më të vështirë keqpërdorimin e AirTags.

Pajisjet me madhësinë e butonit janë krijuar për të punuar me rrjetin ‘Find My’ të Apple për të gjetur gjerat e humbura.

Në janar, një numër grash i thanë BBC-së se ishin ndjekur duke përdorur AirTags.

Apple publikoi AirTags në prill të vitit të kaluar. Pajisjet e vogla rrethore mund të ngjiten në bagazh ose çelësa – gjithçka që mund të humbisni.

Por pajisjet mund të keqpërdoren për të gjurmuar njerëzit duke u fshehur atë në një makinë ose në një çantë.

Si pjesë e ndryshimeve për të vështirësuar keqpërdorimin, Apple tha se çdo përdorues që konfiguron AirTag-in e tij për herë të parë do të shohë një mesazh që paralajmëron se përdorimi i pajisjes për të gjurmuar njerëzit pa pëlqimin e tyre është një krim në shumë rajone anembanë botës.

Aktualisht, përdoruesit e iPhone (dhe përdoruesit e Android) marrin alarme “gjurmimi i padëshiruar” nëse një AirTag i panjohur lëviz me ta.

Dhe kur njerëzit paralajmërohen për “gjurmimin e padëshiruar” nga një AirTag, përdoruesit e pajisjeve iPhone 11, iPhone 12 dhe iPhone 13 do të jenë në gjendje të përdorin “gjetjen e saktë”, për të parë distancën dhe drejtimin. Më parë vetëm pronari i AirTag mund ta bënte këtë.

Kompania tha se do të shtojë gjithashtu një veçori që bën që një AirTag që nuk ka qenë me personin që e ka regjistruar për një periudhë të gjatë kohore, të luajë një tingull.

Në teori kjo mund të duket ide e mirë, por raportet e fundit zbuluan se AirTag me altoparlantët e brendshëm të çaktivizuar ishin listuar për shitje në internet.

Për ta kundërshtuar këtë, kur tingulli aktivizohet dhe AirTag zbulohet duke lëvizur me një iPhone, iPad ose iPod touch, një alarm do të shfaqet gjithashtu në atë pajisje.

Apple AirTags janë jashtëzakonisht të mira në gjetjen e gjërave. Ata mund të gjurmojnë artikujt tuaj deri në 3.048 centimetra.

Por kjo saktësi do të thotë se, në duart e gabuara, ato mund të përdoren si mjete të gjurmimi.

Vetë AirTag-ët janë relativisht të rinj dhe është e qartë se Apple nuk ka gjetur ende mënyrën më të mirë për t’i mbrojtur njerëzit.

Për shembull, u deshën gjashtë muaj pas publikimit të AirTag që kompania të nxirrte një aplikacion që do të paralajmëronte përdoruesit e Android për një AirTag të padëshiruar.

Përditësimet e reja që Apple planifikon të publikoj më vonë këtë vit – gjetja e saktë dhe AirTag që lëshojnë zhurma më të forta – janë ato të cilat kanë kërkuar aktivistët.

Apple tha se projektoi “produkte për të ofruar një përvojë të shkëlqyer, por edhe duke pasur parasysh sigurinë dhe privatësinë”, duke shtuar se “ishim të përkushtuar të dëgjojë reagimet dhe të bëj përmirësime që vazhdojnë të mbrojnë nga gjurmimi i padëshiruar”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se “bazuar në njohuritë tona dhe në diskutimet me forcat e zbatimit të ligjit, incidentet e keqpërdorimit të AirTag janë të rralla; megjithatë, çdo rast është një më shumë se që duhet”.

Related posts