970×90
970×90

Cila ishte porosia e gjermanëve?

Cila ishte porosia e gjermanëve?


Po vijnë në Qeveria pas një takimi që kishin me presidenti Hashim Thaçi.

Këta janë këshilltarët për politik të jashtme të kancelarës gjermane Angela Merkel, Jan Heker dhe Matias Litenberg.

Këtu po i pret i pari i qeverisë Ramush Haradinaj. 

Dy njerëzit që sollën në Prishtinë porosinë e Angela Merkelit i thanë Haradinaj se duhet gjetur një zgjidhje rreth tarifës për produktet serbe. 

Një burimi zyrtar i T7-tës ka thënë se Hecker dhe Leuttenberg kanë kërkuar të  dinë nëse Kosova ka një plan për arritjen e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me Serbinë. 

Pos kësaj, këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të Gjermanisë me prioritet kanë diskutuar çështja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. 

E këtë të fundit e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një interviste live për Frontal. 

Sipas Hoxhajt edhe zyrtarët nga Berlini kanë thënë se taksa duhet të pezullohet. 

Në ndërkohë, duke iu referuar burimeve diplomatike Jan Hecker, këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel dhe këshilltari për Ballkan i saj, Matthias Leuttenberg, do të shkojnë sot edhe në Serbi pas vizitës që do ta zhvillojnë në Kosovë.

Related posts