Kaderi Kicaj , njëra nga ish-banoret më simpatike të ediconit të dytë të Big Borther Vip Kosova, vazhdon të qëndrojë aktive në rrjetet e saj sociale.
E dashura e Lumbardh Salihut, fituesit të këtij spektakli, me të cilin krijuar lidhje së bashku gjatë qëndrimit në shtëpi, kanë vazhduar lidhjen edhe jashtë dhe duken më të lumtur se kurrë.
Çifti kanë ndarë imazhe fantastike nga pushimet e tyre, dhe të dy dukeshin tejet bukur.
Lumi përherë shfaqet me një stil të veçantë, ndërsa Kaderi e veshur me bikini të bardha dhe një fund të gjatë plazhi, tregoi figurën e saj tërheqëse.
Kaderi duket e mrekullueshme me një grim shumë të thjeshtë, teksa pozon për fotografitë e postuara në llogarinë e saj në Instagram.
Çifti shfaqen të përqafuar, dhe të buzëqeshur, duke bërë ndjekësit e tyre të shpërthejnë në komente pozitive. /Telegrafi/