CIA parashikon një Evropë të ndarë: Kosova në zonën ortodokse evropiane
Agjencia e inteligjencës amerikane, CIA, dhe agjencia Stratfor, parashikojnë ndryshime të mëdha në Evropë deri në vitin 2020, shkruan “Veçernje Novosti”.
Sipas këtij shkrimi, parashikim i CIA thotë se Europa deri në vitin 2020 do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e sotme. Europa do jetë e ndarë në tri pjesë – Evropa “e re”, “e vjetër” dhe “ortodokse”.
CIA parashikon se blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër” do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda.
“Evropa e Re” do të përfshijë Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë, Kroacinë, me çfarë këto vende, dikur anëtare të Paktit të Varshavës, tani do të jenë mbështetësit kryesorë ushtarakë të SHBA-së në Evropë.
Në të njëjtën kohë, agjencia Stratfor parashikon ndryshime të mëdha – forcimin e Polonisë dhe Rumanisë përmes partneritetit strategjik me SHBA, rritja e Turqisë si një fuqi rajonale, me dobësimin e ndikimit gjerman.
Këtij grupi do t’i përkisnin edhe Bosnja dhe Shqipëria.
Sipas CIA-s, në zonën ‘katolike’ të vendeve të Evropës Lindore do të ishin nën patronazhin e SHBA-së, ndërsa Shqipëria dhe Kosova, edhe pse CIA i prezanton dhe paraqet krejtësisht të ndara nga këto venden, do të ishin pjesë e “zonës ortodokse europiane” .p