970×90
970×90

“Chelsea mund ta fitojë Champions-in”

“Chelsea mund ta fitojë Champions-in”

Të mërkuren në mbrëmje, pas fitores 2-0 në “Stamford Bridge”, Chelsea e eliminoi Atletico-n nga Champions League.

Rezultati total i dy ndeshjeve ishte 3-0.

Mbrojtësi anglez i Trippier, pas ndeshjes, thuri elozhe për kundërshtarët londinez.

Kieran Trippier, dikur rival në derbi i Chelsea-s kur ishte te Tottenham, tha që blutë e Londrës mund t’i shkojnë deri në fund Champions-it.

Ata mund ta fitojnë Champions-in”, tha Trippier.

“Janë një skuadër fantastike”, shtoi ai, “kanë bërë një punë shumë të mirë prej ardhjes së Tuchel, duke pësuar shumë pak”.

“Shiko skuadrën e tyre, siç thash, janë fantastik”.

Trippier i uroi fat të mirë Chelsea-s në pjesën e mbetur të Champions League-s.

“I uroj fat atyre, ekipi më i mirë fitoi”.

Të premten, në Nion të Zvicrës, me fillim nga ora 12:00, Chelsea do kuptoj kundërshtarin e ardhshëm në shortin e çerekfinaleve.

Related posts