970×90
970×90

Chelsea e kalon Derby Countyn, në çerekfinale të Carabao Cup

Chelsea e kalon Derby Countyn, në çerekfinale të Carabao Cup

Chelsea ka fituar me rezultat 3-2, një rezultat ky ku Derby County shënoi katër gola, por dy nga këto ishin autogola. Me këtë fitore, Chelsea vazhdon aventurën në Carabao Cup

GazetaExpress E mërkurë, 31 Tetor 2018 22:51
Pasi eliminoi Liverpoolin, Chelsea ka eliminuar edhe Derby Countyin, skuadrën që eliminoi Manchester United, nga Carabao Cup.

Kjo ndeshje përfundoi në pjesën e parë pasi që të pesë golat u shënuan në këtë pjesë.

Seria e golave filloi në minutën e 5’të, ku Tomori shënon autogol dhe Chelsea kalon në epërsi. Derby reagon dhe barazon rezultatin në minutën e 10 me Marriott.

Derby County përsëri gabojnë dhe shënojnë autogol me anë të Richard Keogh në minutën e 21, por rezultati barazohet në minutën e 27 me anë të Martyn Waghorn.

Goli i fundit në këtë ndeshje shënohet në minutën e 41’të dhe i fundit nga një lojtar i Chelseat. Atë e shënoi Cesc Fabregas.

Pjesa e dytë u kontrollua shumë mirë nga Chelsea dhe nuk ju dha shumë hapësirë Derby Countyt që ata ta barazojnë rezultatin.

Pas kësaj fitoreje Chelsea vazhdon aventurën në Carabao Cup ku do të pret shortin për çerekfinale që do të hidhet gjatë kësaj jave. /GazetaExpress/

Related posts