970×90
970×90
970×90
970×90

Charlize Theron: Nëna më bleu marihuanë për të luftuar pagjumësinë

Charlize Theron: Nëna më bleu marihuanë për të luftuar pagjumësinë

 

Charlize Theron njihet si një ndër aktoret më të njohura të shtetit të Afrikës së Jugut.

Biondina ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë ditën e djeshme, kur pohoi se nëna i jepte marihuanë në formë të barnave për ta vënë në gjumë. E gjithë kjo pasi që së bashku me të ëmën vuanin ga pagjumësia dhe duke biseduar për alternativat tradicionale, menduan për marihuanën.

Sipas bukuroshes, e cila ka qenë mysafire në shoun amerikan “Jimmy Kimmel Live”, rezultatet e kësaj substance narkotike kanë qenë fantastike. “Javën e kaluar nëna ime më bleu marihuanë”, tha aktorja, duke deklaruar se kjo gjë është e mundur në shtetin e Kalifornisë. “Dua gjithmonë të provoj gjithçka. Jetohet vetëm një herë, kështu që pse jo”, pohoi aktorja.

Aktorja shtoi se arriti që të flejë në mënyrë perfekte në sajë të “barit” që i bleu e ëma.

Related posts