Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Ajo këtë herë ka bashkëpunuar me “The Chainsmokers”, projekti i të cilëve mban titullin “Call you mine”.
Ky projekt i dyshes tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe suksesi i tij vërehet qysh në fillim.
Bukuroshja edhe në këtë klip vjen me skena mjaft të ‘nxehta’ dhe atraktive. Në këngën e fundit “Last Hurrah” ajo mori kritika të shumta rreth skenave që bëri në videoklip, madje kishte prishur raportet edhe me të atin.
Bebe po vazhdon t’i mbajë aktivë fansat me projekte të ndryshme duke mos lënë anash as koncertet përreth botës.
Ndryshe, 28-vjeçarja së fundi i është bashkuar turneve muzikorë anembanë globit të bendit Jonas Brothers.