970×90
970×90
970×90

Çfarë sjell “Mini-Shengeni”

Çfarë sjell “Mini-Shengeni”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në forumin e katërtë të Liderëve të Rinj, gjatë ditës së sotme është diskutuar edhe për “Mini-Shengeni”.

Në Novi Sad të Serbisë është duke u mbajtur për të katërtën radhë Forumi i Liderëve të Rinj, forum ky i cili filloi të premten ku mblodhi rreth 200 të rinj nga Ballkani Perëndimor.

Gjatë ditës së sotme në panel të këtij forumi ishte ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici.

Siç shkruajnë mediet serbe, transmeton lajmi.net, teme kryesore e ditës së sotme ishte “Mini-Shengeni”.

Ambasadori gjerman Schieb dhe Fabrici kanë thënë se Bashkimi Evropian gjithmonë është përballur me shumë sfida por që sipas tyre, BE-ka gjithmonë ka qenë e gatshme dhe e aftë gjë t’i zgjidh dhe t’i tejkalojë këto sfida.

Sipas Fabricit në lidhje me “Mini-Shengenin”, BE-ja këtë e shikon si një vendim që kanë marrë shtetet e Ballkanit Perëndimor që në të ardhmen do ta lehtësonte anëtarësimin në BE.

“Bashkimi Evropian e shikon të ashtuquajturin “Mini-Shengen” si një element që do të lehtësojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe jo si një frenim ose pengesë për procesin e integrimit”, tha Fabrici për “N1”, transmeton më tutje lajmi.net.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi. Foto: Tanjug

Sipas tij, e rëndësishme për BE-në është që kjo iniciativë të jetë e hapur për të gjithë, domethënë për Ballkanin Perëndimor në tërësi, ku përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të përfshihet edhe Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina si dhe Kosova.

“Unë mendoj se iniciativa është në përputhje me ato që vendet po bëjnë tashmë në procesin e Eurointegrimit. Elementi i vetëm i ri është udhëtimi me një kartë identiteti. Ky është i vetmi artikull shtesë. Është e qartë se korniza politike është atje dhe për sa kohë që është në përputhje me rregullat e zgjerimit dhe ne e mbështesim atë”, theksoi më tutje Fabrici.

Në anën tjetër, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb kujtoi se Bashkimi Evropian e ka përmbushur qëllimin e tij kryesor si një projekt paqeje, por siç theksoi ai, BE-ja gjithmonë ka pasur sfida përpara, por se gjithmonë ka qenë në gjendje që të përgjigjet dhe të tejkalojë ato sfida.

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb. Foto: Tanjug

Schieb tha se në vitin 2020, BE do të trajtojë tema të tilla si ndryshimi i klimës, industria, tregtia dhe euro zonën.

Ai theksoi digjitalizimin si një nga temat shumë të rëndësishme dhe shtoi se theks i veçantë do t’i kushtohet dimensionit shoqëror – ulja e papunësisë, migracioni.

“Ne synojmë ta bëjmë Bashkimin Evropian shumë më efikas në përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve”, tha Schieb.

Theksojmë se Forumi i Liderëve të Rinj ka filluar të premten në Novi Sad ku ka mbledhur rreth 200 të rinj nga Ballkani Perëndimor për të diskutuar me politikanët dhe udhëheqësit e rajonit çështjet dhe sfidat që po rëndojnë në jetën e përditshme. 

Related posts