
Vanessa Bryant është duke kaluar momentet më të vështira në jetë pasi në një aksident me helikopter humbi burrin dhe vajzën e saj 13 vjeçare
Lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit pikëlloi të gjithë, por më së shumti po vuan personi më i afërt i Bryantit, gruaja e tij, Vanessa, shkruan Reporteri.net
Një mike e ngushtë e Vanessas ka thënë se çdo fjalë që ajo e thotë, e bën duke qarë.
“Ajo është e shkatërruar, nuk mund të thotë asnjë fjalë pa filluar të qajë,” ka thënë një mike e ngushtë e Vanessas.

“Por, Vanessa po qëndron e fortë me fëmijët e saj, ajo poashtu ka shoqëri të mirë të cilët asnjëherë nuk po e lënë vetëm,”.
Ndryshe, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna e njohur si Gigi ishin në mesin e 9 personave që humbën jetën në aksidentin me helikopter që ndodhi mëngjesin e së dielës në Los Angeles.