970×90
970×90
970×90
970×90

Çfarë po ndodh në Norvegji, Amerika dërgon ushtrinë dhe bombarduesit B-1

Çfarë po ndodh në Norvegji, Amerika dërgon ushtrinë dhe bombarduesit B-1

Forcat ajrore amerikane për herë të parë kanë dërguar në Norvegji bombardues B-1, lëvizje kjo që i dërgon sinjal të qartë Moskës, që ushtria amerikane do të reagojë në rajonin e rëndësishëm strategjik në arktik – duke i ofruar mbështetje partnerëve në këtë rajon, shkruan CNN.

Zyrtarët e lartë të ministrisë së Mbrojtjes, kanë konfirmuar që katër bombardues B-1 të forcave ajrore amerikane dhe afro 200 ushtarë nga baza Dayes në Teksas, do të stacionohen në bazën Orland në Norvegji, transmeton Telegrafi.

Gjatë tre javëve të ardhshme do të fillojnë misionet në Arktik dhe hapësirën ndërkombëtare ajrore përgjatë kufirit në veriperëndim të Rusisë.

Ata thonë se stacionimi i forcave amerikane shumë afër Rusisë do të thotë që SHBA-të do të mund të reagojnë më shpejtë, ndaj çfarëdo agresioni të mundshëm nga ana e Rusisë.

“Gatishmëria operative dhe mbështetja për aleatët dhe partnerët tanë dhe reagimi i shpejtë, janë sukses i përbashkët”, ka t hënë gjenerali amerikan Joseph Haridian, komandant i forcave ajrore amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Gjatë muajve të fundit, Pentagoni ka dërguar grupe të ngjashme të bombarduesve B-52 në Lindjen e Mesme,  për të demonstruar aftësinë e SHBA-ve që shpejtë të dërgojë ushtrinë dhe pajisjet ushtarake në rajone me potencial të madh të rrezikut.

Related posts