970×90
970×90
970×90
970×90

Cfare po ndodh me J.Lo

Cfare po ndodh me J.Lo

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez tashmë janë në qendër të vëmendjes.

Pas raportimeve se çifti janë ndarë, që të dy janë deklaruar se janë së bashku, por që po punojnë në lidhjen e tyre, shkruan Daily Mail.

Sipas People, Jlo dhe Alex flitet të jenë duke bërë gjithçka për të mos u ndarë, teksa edhe fëmijët e tyre nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

“Ata janë duke bërë gjithçka që të neutralizojnë gjërat mes vete”, është shprehur një burim afër palëve.

Derisa ‘krisjet’ po vazhdojnë, Lopez është duke qëndruar në Republikën Dominikane, pasi po merret me xhirimet e një filmi.

Ditë pas lajmeve për ta, i fejuari i artistes kishte shkuar afër saj, duke u fotografuar nga paparacit derisa shkëmbenin puthje.

Kujtojmë se çifti i njohur deri më tani ka shtyrë dy herë martesën, me arsyetimin për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Related posts