
Fjolla Morina është padyshim një prej personazheve publike më të komentuar në mediet rozë.
Këngëtarja është mjaft e përkushtuar ndaj rrjeteve sociale dhe është pothuajse çdo herë aktive duke sjell imazhe nga më të ndryshmet.
Edhe së fundmi, Fjolla u kujdes që të theksonte linjat trupore duke provokuar në një veshje të ngushtë e që gjithashtu dukej me shumë stil.

Foto: Fjolla Morina/Instagram
Ajo pozoi me një bluzë të zezë me mëngë të gjata që kishte një prerje tek pjesa e dekoltesë, ndërsa e përshtati me një palë dollakë gri dhe gjithashtu mbante syze dielli.
Fjolla dukej në super formë teksa shijojë një natë argëtuese në një nga lokalet e Prishtinë, ndërkaq nuk munguan as komentet e ndjekësve në Instagram sipër imazheve.

Foto: Fjolla Morina/Instagram
Ndryshe, kujtojmë që pas këngës së fundit që Fjolla solli në bashkëpunim me Nushin, ajo ka treguar se është në përgatitje të projekteve të reja.
Ndërkaq, sa i përket jetë private, këngëtarja prej muajsh është beqare pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fisnik Syla. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Foto: Fjolla Morina/Instagram