
Zëvendësministri që vjen nga PDK-ja, Lirak Çelaj, nuk është treguar miqësor me bashkëpartiakët, pasi ka ironizuar dhe akuzuar për mungesë demokracie.
Duke komentuar komunikatën e PDK-së që “përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”, Çelaj ka thënë se nuk mund të flitet për demokraci të brendshme.
“Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike””, ka thënë Çelaj në Facebook.
Ndërkohë, ai nuk e ka mbajtur veten edhe nga ironia, duke i quajtur sërish “kullera” zyrtarët e lartë të partisë.
“Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy 😂”, ironizon Çelaj.
Ndryshe, Lirak Çelaj i kishte shkruar letër publike kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ku e kishte kritikuar për njerëzit që ka përzgjedhur t’i drejtojnë organet e partisë.
Publikimi i plotë i Çelajt:
Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së
Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:
…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…
Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.
Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy 😂