
Sulmuesi kryesor i Kosovës shumë shpejt prite të largohet nga Turqia.
Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane. Sulmuesin
kosovar e duan edhe dy ekipet italiane, Napoli dhe Lazio. Kjo e fundit i ofron 8 milionë euro për prizrenasin
Paraqitjet mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe me Përfaqësuesen e Kosovës kanë bërë që Vedat Muriqi të bëhet objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane, shkruan express.
Javë më parë mediat angleze raportonin se interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur ekipet angleze, Manchester United dhe Tottenham dhe ky i fundit e ka vëzhguar disa herë në stadium.
Ndërkaq, së fundmi mediat italiane shkruajnë se futbollistit prizrenas ia kanë vënë syrin edhe dy klubet italiane, Napoli dhe Lazio.
Sipas tyre, “Biancocelesti” i kanë bërë gati 8 milionë euro për ta transferuar gjigantin e sulmit.
Muriqi kishte shkëlqyer sezonin e kaluar tek Rizespori, ndërsa po vazhdon me formë të mirë edhe këtë edicion.

Ai i ka shënuar 7 gola në fanellën e Fenerbahçes dhe tre gola për Kosovën, në shtator kundër Republikës Çeke e Anglisë dhe në tetor ndaj Malit të Zi, derisa për shkak të lëndimit mungoi në dy sfidat e nëntorit, ndaj çekëve dhe anglezëve.