970×90
970×90
970×90
970×90

Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?

361 – Perandori romak Konstandini II, djali i dytë i Konstandinit të madh, vdes nga ethet ndërsa kthehej nga një fushatë kundër fiseve gale. Ai u pagëzua i krishterë në shtratin e vdekjes dhe caktoi kushëririn e tij, Julian, si pasardhësin e ligjshëm.

1493 – Eksploruesi italian Kristofor Kolombi, ndërsa po lundronte në Karaibe, pa nga larg një ishull; ishte ditë e dielë – latinisht “dies dominica” – Ditë e Zotit – ishullin e quajti Dominica.

1529 – Lordi britanik Thomas More hap parlamentin, që më vonë do ta dënonte atë me vdekje për mosmbështetjen e planeve të martesës së mbretit Henri i Tetë.

1793 – Dramaturgia franceze, gazetare dhe veprimtare e të drejtave të grave, Olympe de Gouges ekzekutohet në gijotinë. Ajo e filloi karrierën si dramaturge në fillim të viteve 1780 dhe u bë një mbrojtëse e i zëshme për të përmirësuar gjendjen e skllevërve në kolonitë franceze. Në të njëjtën kohë, Olympe de Gouges filloi të shkruante pamflete politike. Në vitin 1791, ajo hartoi Deklaratën e të Drejtave të Grave dhe sfidoi pabarazinë midis burrit dhe gruas në një vend ku parrulla e ditës ishte liri-barazi-vëllazëri, pa përmendur femrën. Olympe de Gouges u ekzekutua në gijotinë gjatë Mbretërimit të Terrorit për shkak të shkrimeve që kritikonin qeverinë Revolucionare dhe për lidhje e saj me zhirondinët, fraksion kundër terrorit.

1913 -Shtetet e Bashkuara vendosin një taksë mbi të ardhurat. Në botë, për herë të parë një taksë mbi të ardhurat u miratua në vitin 1799 në Britaninë e Madhe për të paguar dhe furnizuar trupat britanike që luftonin kundër forcave franceze të udhëhequra nga Napoleoni. Në Luftën e vitit 1812, për herë të parë Shtetet e Bashkuara konsideruan miratimin e një taksë mbi të ardhurat, por lufta amerikano – britanike përfundoi dhe çështja u la pezull. Megjithatë, gjatë Luftës Civile Amerikane, u vendos një taksë mbi të ardhurat, por vetëm si masë e përkohshme për të mbuluar shpenzimet e luftës. Taksa u shfuqizua në vitin 1872. Nga 1890, qeveria amerikane shpresonte të gjente një mënyrë për të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme barrën e taksave federale, derisa mbërriti në miratimin e ligjit të taksave mbi të ardhurat më 1913.

1945 – Lindi Gerd Myller, futbollist i njohur gjerman Në vitin 1970, Myller u zgjodh Futbollisti Evropian i Vitit, pas një sezoni të suksesshëm me Bayernin e Mynihut dhe shënimin e 10 golave në kampionatin Botëror 1970. Gjatë kampionatit gjerman atë vit, Myller shënoi 68 gola në 62 ndeshje. Më 1972, Myller e mbylli vitin kalendarik të futbollit në Gjermani me 85 gola në 62 ndeshje, një rekord që u tejkalua vetëm pas 40 vjetësh, më 2012, nga argjentinasi Lionel Messi.

1964 – Për herë të parë, banorët e Distriktit të Kolumbisë (kryeqytetit amerikan) u lejuan të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Ratifikimi i Amendamentit 23 të Kushtetutës në vitin 1961, u dha qytetarëve të Uashingtonit të drejtën për të votuar për president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara, por jo për anëtarët e Kongresit.

Related posts