
Shërbimet franceze të informacionit po hetojnë rolin e rrjeteve sociale të lidhura me vendet e huaja që mund të jenë përpjekur të përforcojnë mobilizimin e “Jelekëve të Verdhë”.
Kjo është raportuar nga mediat franceze, që saktësojnë se hetimi po zhvillohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare.
Në mënyrë të veçantë, hetohen llogaritë e krijuara rishtazi dhe aktivitetet e dyshimta të disa faqeve në rrjetet sociale që shumëfishojnë automatikisht informacionin dhe komentet.
Ndërkohë, një sondazh i fundit sugjeroi një rënie në mbështetje të protestave, por që ende qëndronte në 66%.