
Tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit, i cili goditi në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë dhe ka lënë të paktën 40 mijë viktima deri në këtë çast, ka risjellë një skenë një debat të kahershëm, lidhur me një sistem të frekuencave të larta, i cili sipas konspiracioneve, shërben për të goditur vende me tërmete të tilla.
Bëhet fjalë pikërisht për sistemin e njohur si HAARP, i cili në zbërthimin e tij, përkthehet si “Programi Kërkimor i Frekuencave të Larta Aurorale”.
I gjithi ky projekt, lidhet me studimin e vlerave dhe sjelljes së jonosferës, e cila gjendet në hapësirën midis 80 dhe 650 kilometrave nga sipërfaqja e Tokës.
Kjo shtresë e jonosferës, përbën edhe formën e lidhjes mes atmosferës së ulët të Tokës, në të cilën ne jetojmë dhe marrim frymë dhe vakumit që ndodhet mes planetit dhe hapësirës.
Ky projekt në vetvete, ka për qëllim zyrtar të veprimin, kërkimin mbi fuqinë transmetuese të frekuencave të larta në hapësirë.
Kështu, ai në një lloj forme, prej teorive konspirative, lidhet drejtpërdrejt me sistemin e komunikimit 5G dhe me valët që ky i fundit lëshon, për komunikimin e aparaturave, të cilat e përballojnë këtë sistem.
HAARP, ndodhet në Alaska dhe është vendosur aty prej vitit 1993. Ai përbëhet nga antena të shumta, i shtrirë në qindra hektarë tokë dhe drejton në hapësirë sinjale prej 3.6 megawatt-ësh, në rajonin e radiove 2.8-10 megahertz.
Mirëpo, si vepron ky sistem, i përshkruar nga konspiracionistët?
Ai, në bazë të teorive të shumta, vepron duke lëshuar valë me frekuencë të lartë në jonosferë, të cilat kthehen mbrapsht në tokë dhe godasin në thellësi të përcaktuara më parë, duke shkaktuar tërmete.
Këto valë, sipas tyre, mund të penetrojnë shtresat e tokës në thellësitë e dëshiruara dhe të shkaktojnë sizma në shkallën e dëshiruar, prej lëkundjeve më të lehta, në ato më shkatërrueset.
Mbi të gjitha, teoritë e konspiracionit, e përshkruajnë edhe si të qëllimshëm përdorimin e pozicionimeve të pllakave tektonike, duke pretenduar se SHBA-të, e përdorin qëllimisht HAARP-in, me kontekst gjeopolitik sipas nevojës, për të shkaktuar tërmete, të cilat janë të justifikueshme për vetë vendosjen e pllakave tektonike.
Sigurisht që këto teori mbeten në spektrin konspirativ dhe nuk faktojnë vërtetësinë e pretendimeve të tyre, sepse zyrtarisht, HAARP është krijuar vetëm për lehtësimin e komunikimit, përmes valëve me frekuencë të lartë.