970×90
970×90

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

​Ngjarjet e datës 5 nëntor;

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencën e radhës për media. (OEK, ora 09:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me një pjesë të Kabinetit Qeveritar viziton kampin e KFOR-it ushtarak gjerman, tashmë Park Inovativ dhe trajnues kosovarë-gjermanë. (Kampi ushtarak gjerman, Prizren, ora 10:00)

Me rastin e dyvjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe te varri i Astritit. (Ora 10:00)

Lëvizja Vetëvendosje zhvillon vizitë te familja e aktivistit Astrit Dehari. (Familja Dehari, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 11:00)

Studentët e fakultetit të Mjekësisë bashkë me Drejtorin eShëndetësisë të Komunë së Prishtinës Arben Vitia dhe kolegët e tij fillojnë vizitën mjekësore në familjet e varfëra në Prishtinë dhe Fushë Kosovë (Ky aktivitet do bëhet edhe ne Prizren e Vushtrri, ora 11:30)

Lëvizja Vetëvendosje vendosë tabelë me emrin e rrugës “Arbënor e Astrit Dehari”. (Prishtinë, ora 11:30)

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, merr pjesë me rastin e fillimit të kursit të gjuhës kroate 1. (Salla e Amfiteatrit të Fakultetit të Filologjisë (afër dekanatit), ora 12:00)

Hapet ekspozita e artit “Ngjyrat e shpirtit tonë”, në kuadër të projektit të UN Women. ( Lapidariumi i Muzeut të Kosovës përballë Muzeut të Kosovës ora 12.00-18.00)

Ministria e Integrimit Evropian dhe UNDP nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Ndërtesa e Qeverisë, P-37, ora 13:00). Pas takimit mbahet konferencë për media – salla e konferencave të qeverisë.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton propozim ndryshimet për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302, ora 13:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tribunë për 2 vjetorin e vrasjes së Astritit ku do te flasin Xhelal Svecla, Arben Vitia, Arlind Lika mjek dhe shok i Astritit. (Salla ceremoniale e Fakultetit Filologjik, ora 13:30)

Handikos lanson Planin Avokues për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara. (Qendra e Resurseve – HANDIKOS, Veternik, ora 13:30 – 14:30)

Me rastin e dyvjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari vendos një pikë mobile e transfuzionit të gjakut për dhurimin e gjakut. (Zyrët e Lëvizjës Vetëvendosje, ora 15:00).

Related posts