970×90
970×90
970×90
970×90

Çfarë do të ndodhë pas ankesave të kandidatëve për deputetë? PZAP jep detaje

Çfarë do të ndodhë pas ankesave të kandidatëve për deputetë? PZAP jep detaje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së Nr. 860 të datës 04.03.2021 me të cilin vendim në ora 11:25 ka shpallur Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021.

PZAP-i për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do ti njoftoj mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it.

Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare.

Related posts