970×90
970×90

Çfar është Menada, statuja e së cilës gjendet para Pallatit të Kulturës në Tetovë

Çfar është Menada, statuja e së cilës gjendet para Pallatit të Kulturës në Tetovë

Besoj qe shumë prej jush nuk e dinë domethënien e kësaj statue që gjendet në qendër të qytetit tek Pallati i Kulturës. Çka është në të vërtet kjo skulpturë dhe çka simbolizon?
Valltarja e Tetovës apo Menad, u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike të bëra më 1933, në afërsi të Çeshmes së Balezës .Kjo shtatore trupore e bronzit,daton që nga periudha ilire shekulli VI para erës se re. Është me dimensione 9,4 cm. e gjatë dhe 4 cm e gjërë. Valltarja Ilire, e përfaqëson Tetovën dhe gjendet në Muzeun Nacional të Shkupit.
Menada,lloj nimfe,pasardhëse e Zotit Dionis, të verës dhe plleshmërisë. Sa i përket vallëzimit popullor shqiptar të dhëna të dokumentuar për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet kultura e lashtë e qytetërimit ilir,prandaj është më se e domosdoshme ta hulumtojmë substancën e llashtë dhe etnogjenezën e të parëve tanë të hershme të tyre.
Burime nga autorët antik:

Në kokë ajo ka të vendosur një kurorë me grurë, dhe rreth belit mbështjellur me gjarpërinj që lëpinin faqet e tyre. Shpesh menadat ishin të përfaqësuara me një gjarpër në flokët e tyre, si shërbëtore të Dionisit.

Vallet mistike: Nimfat, që ishin motrat e Dionisit të ri, janë menadat e para. Këta gra kanë qenë pasardhëset e para të kësaj Perëndie. Sipas legjendës kur Dionisi, nëpërmjet ritit do t’i ngjallte, ata bijnë në ekstazë,e humbin vetëdijen,egërsohen luajnë,vallëzojnë nëpër fusha e male. Duke e thirrur emrin e Dionisit të tyre,këndojnë himnin në emër të tij,duke i ra flejtës dyshe,enden prej një vendi në një vend tjetër duke përvetësuar njerëz të thjeshtë që i detyrojnë t’i shoqërojnë. Adhurimi i kultit të Dionisit dhe menadave ishte kryesisht i shpleksur me të pirë,të shoqëruar me këngë e të dehur.Kuptohej (bahanalii) të jenë pasardhësit e tyre meshkuj dhe femra. Ata kanë organizuar takime të fshehta dhe rituale për spastrim dhe flijim duke ra në agoni nën ritmin e daulleve.

Është për t’u theksuar edhe studimin e arkeologut të njohur kosovar dr.prof.Haxhi Mehmetaj,ku ndër të tjerat shkruan:
Figurinat e plastikës së imtë të periudhës arkaike të derdhura në bronz janë të eksponatit tonë me to, në fazën e hulumtimeve të tashme,në territorin e Dardanisë janë gjetur edhe dy figurina të femrave të derdhura në bronz, njëra nga Tetova, e cila paraqet Menadën dhe pozitën vallzimi apo ikje lozonjare para Satirit, dhe tjetra nga Janjeva e cila paraqitet një atlete.

Gjetja e figurave të ngjajshme të valltares ilire përmes hulumtimeve arkeologjike do të sqaronte shumë çështje për njohjen e kulturës popullore të popullatës ilire të trevës sonë të lashtë.
Ka të ngjajë që shtatorja e Prizrenit,Menada e Tetovës dhe atletja e Janjevës, të jenë punuar në njerën nga punishtet e antikitetit në Durrës apo Apolloni,por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë punuar në Dardani.

Supozojmë se kemi të bëjmë me Menadën, Valltare Ilire,për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe ilirologu i njohur Aleksandër Stipçeviq,ku ndër të tjerat shkruan: Vetë emri i ilirëve përkatësisht i kryeparit të fisit të tyre Illyriosit,msheh në vete nocionin e gjarpërit: prindërit e tij Kadmi dhe Harmonia, poashtu shndërrohet në gjapërinj, kurse vetë Illyriosi e merr menjëherë pas lindjes fuqinë hyjnore prej gjapërit.

Në këto vise banuan të përët tanë , ata që u quajtën Ilirët e mirëfilltë”(Iliri propti diciti)”. Qenia dhe përhapja e kësaj kulture shpirtërore, brenda dhe jashtë këtij trualli, është e lidhur me një sërë faktorësh historikë e shoqërorë. Këtu kanë ndikuar lidhjet e raporteve para shqiptare, si dhe mes popullit shqiptar dhe popujve të tjerë ballkanikë: parasllave, parabizantine, paraturke e tjerë që kanë ndikuar në formimin kulturor të saj.

Related posts