970×90
970×90
970×90
970×90

Certfikimi i Listës Serbe, kryetari i KQZ-së: Vendimi i PZAP-it i detyrueshëm, do ta lëshoj një vendim për zbatim

Certfikimi i Listës Serbe, kryetari i KQZ-së: Vendimi i PZAP-it i detyrueshëm, do ta lëshoj një vendim për zbatim

Gjykata Supreme sot ka rrëzuar ankesën e VV-së ndaj vendimit të PAZA-së dhe ka urdhëruar KQZ-në për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ndërsa sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur një takim në lidhje me këtë temë.

Gjatë mbledhjes kishte shumë fjalime, ndërsa dy anëtarët e VV-së në KQZ-së kërkuan që Lista Serbe të moscertifikohet.

Edhe anëtari i PDK-së e bëri të qartë që partia e tij nuk është në favor të certifikimit të Listës Serbe, ndërsa kërkoi që intepretimin nëse një gjë e tillë është e ligjshme të bëhet nga kryetari i KQZ-së.

Pas diskutimeve goxha të gjatë e herë pas here me tonalitete të ngritura, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi e bëri të qartë që vendimi i PZAP-it është i detyrueshëm.

“Unë konstatoj që vendimi i PZAP-it është i detyrueshëm për ne dhe për këtë do ta lëshoj një vendim për zbatimin e vendimit…Vendimi i PZAP-së na ka obliguar ta certifikojmë dhe unë për këtë aryse është cështje e mbyllur…Me kaq e përfundoj takimin” – tha ai.

Reagimet…

Aktvendimi i Supremes ka nxitur reagime të shumta. Partia në pushtet e ka kritikuar vendimin e gjykatës, ndërsa shoqëria civile e ka vlerësuar si të drejt.

Ndër të paret që ka reaguar ka qenë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili e ka sulmuar vendimin e gjykatës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sallahu ka shkruar se kjo gjykatë i ka hapur rrugë certifikimit të një subjekti politik antikushtetues.

“Sot e kemi pranuar Aktvendimin Gjykatës Supreme me të cilin është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shkaqe procedurale. Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cënuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listes Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025. Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai, duke e fajësuar gjyqësorin dhe opozitën.

“Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listes serbe në një formë apo formën tjetër”, ka shkruar Sallahu.

Kurse, drejtori ekzekutivi i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka shprehur një mendim tjetër.

Ai ka bërë me dije se aktvendimi i Supremes ka treguar se shoqëria kosovare ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se integriteti zgjedhor dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë standardet bazë të një vendi demokratik.

“Gjykata Supreme ka marrë vendim për të urdhëruar KQZ-në të certifikojë Listën Serbe, duke hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Zhvillimi demokratik i një vendi nuk matet me numrin e votave që fiton, por me respektimin e lirive dhe funksionimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet pakicë. Vendimi i Gjykatës Supreme tregon edhe një herë se shoqëria kosovare, pavarësisht veprimeve e politikave ditore, tensioneve politike, ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë. Integriteti zgjedhor dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë standardet bazë të një vendi demokratik”, ka shkruar Kryeziu.

Related posts