
Ditën e sotme, këngëtarja serbe, ish gruaja e kriminelit serb Arkan do mbajë një koncert në Mitrovicën veriore, saktësisht në Ploce, në ora 12.
Ajo ka hyrë në Kosovë përkundër thirrjeve të Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit për ndalim, shkruan lajmi.net
E hyrjen në Kosovë e ka bërë të ditur vet këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq nëpërmjet një fotografie dhe një videoje të postuara në Instagram.
Ajo në videon e postuar tregon se ka hyrë në Kosovë dhe po shkon drejt qytetit të Mitrovicës.