970×90
970×90
970×90
970×90

Çdo gjendje e jashtëzakonshme, që përfshin mbyllje të bizneseve, do të jetë fatale për ekonominë

Çdo gjendje e jashtëzakonshme, që përfshin mbyllje të bizneseve, do të jetë fatale për ekonominë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Berat Rukiqi, kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës po konsideron se çdo gjendje e jashtëzakonshme, që përfshin mbyllje te bizneseve, do të jetë fatale për ekonominë, transmeton lajmi.net.

“Për gjendjen e jashtëzakonshme: Mbyllja e bizneseve na dërgon ne kataklizëm ekonomik. 1) Çdo gjendje e jashtëzakonshme, qe përfshin mbyllje te bizneseve, do te jete fatale për ekonominë; 2) Çdo dekret/ligj për gjendjen e jashtëzakonshme, duhet te përfshij, zbatimin obligativ te dispozitave te forcës madhore ne marrëdhëniet kontraktuale ne raportet e biznesit me bizneset tjera, te biznesit me bankat, te biznesit me organet shtetërore. Pra duhet te vendoset moratorium ne çdo obligim qe bizneset kane ndaj palëve te treta”, ka thënë Rukiqi.

Related posts