Janë konfirmuar mbrëmë 30 raste të reja me coronavirus në Kosovë duke çuar numrin total të të prekurve në 510.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetësisë Publike, gjersa njoftohet se 9 persona janë shëruar, duke e çuar numrin gjithsej në 93.
Me rastet e reja Drenasi i është shtuar numrit të komuna të prekura, kurse mbrëmë më së shumti persona pozitiv me Covid 19 kanë dale nga komuna e Suharekës, gjithsej 11.
Ndërsa për një kohë të gjatë Mlaisheva printe me më së shumti persona të prekur, ditët e fundit në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast, çka tani renditet e dyta në nivel vendi, pasi primatin e mban komuna e Ferizajt me 81 persona të prekur.
E treta është Prishtina me 57 raste, e katërta Vitia me 34, kurse pesëshen e mbyllë Suhareka me 33 raste.
Komunat me më së shumti persona të prekur me coronavirus:
Ferizaj 81
Malishevë 70
Prishtinë 57
Viti 34
Suhareke 33
Gjilan 29
Kamenicë 27
Mitrovicë e Veriut 25
Vushtrri 24
Gjakove 16
Zveçan 13
Shtime 12
Leposaviç 9
Fushe Kosove 7
Hani i Elezit 7
Pejë 6
Lipjan 6
Zubin Potok
Skenderaj 5
Podujeve 5
Kline 5
Istog 2
Obiliq 1
Rahovec 1
Drenas 1