![Çamerie Agron Mazreku, e para inxhiniere softuerike nga Kosova e punësuar në Netflix](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0474-1.jpeg)
Çamerie Agron Mazreku ka shënuar një arritje të madhe duke u bërë vajza e parë nga Kosova dhe malishevasja e parë e punësuar si inxhiniere softuerike në gjigantin amerikan të industrisë së filmave, Netflix. Shkruan Gazeta Projekti.
Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Columbia University në New York në drejtimin e Shkencave Kompjuterike, duke diplomuar me notën më të lartë. Me këtë sukses, Çameria jo vetëm që ka bërë krenare familjen e saj, por ka dhënë edhe një shembull frymëzues për të gjitha vajzat dhe të rinjtë në Kosovë që aspirojnë karriera në teknologji dhe kompani globale.
Familja e saj ka ndarë lajmin e gëzueshëm, duke e uruar për këtë arritje dhe njëkohësisht për ditëlindjen e saj.
Urime dhe suksese në këtë rrugëtim të ri, Çamerie!