Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Ai fillimisht është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Glauk Konjufca, ndërsa më vonë do të takohet me presidentin Hashim Thaçi e me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.