970×90
970×90
970×90
970×90

CAKAJ MBËSHTET FORT KOSOVËN NË OKB

CAKAJ MBËSHTET FORT KOSOVËN NË OKB

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit, me qëllim diskutimin e zhvillimeve politike të ndodhura në këto 75 vite, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Në fjalën e mbajtur, Kryediplomati Cakaj, krahas theksit të vënë tek Shqipëria dhe atributet e saj në organizatat ndërkombëtare, në kohën e limituar prej vetëm 3 minutash, u bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe pranim të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kandidatura e Shqipërisë për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për vitin 2022-2023 është një nga çështjet më të rëndësishme aktuale të politikës së jashtme të Shqipërisë. Përpos artikulimit të këtij prioriteti madhor dhe pavarësisht reagimeve të mundshme nga Serbia, Kina dhe Rusia, Ministri Cakaj mbështeti fuqimisht rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ndiqni fjalën e plotë të Cakaj në OKB. (video)

Related posts