970×90
970×90
970×90
970×90

Bypass i Vlorës hapet plotësisht më 9 korrik

Bypass i Vlorës hapet plotësisht më 9 korrik

Thuajse ekzaktësisht me një vit diferencë, por Bypass-i i Vlorës duket se datën e përcaktuar për hapjen përfundimtare të tij e ka më 9 korrik 2022.

Këtë lajm e bëri me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook, ku ka publikuar edhe një video të një segmenti rrugor, pjesë e BYpass-it.

“Nga Bypass i Vlorës që do të hapet përfundimisht më 9 korrik, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kreu i Qeverisë.

Ky aks është edhe një ndër më të rëndësishmit sa i përket mbi të gjitha sezoneve turistike verore, pasi shmang një fluks të lartë trafiku brenda unazës së qytetit jugor të vendit, duke evituar kështu radhët e gjata të pritjes për të kaluar tunelin e Ujit të Ftohtë e për të aksesuar rivierën jugore shkëmbore.

Më 16 korrik 2021, u bë fillimisht inaugurimi i pjesshëm i këtij aksi. Vetë Rama, inspektoi punimet në vazhdim asokohe, duke thënë se kjo rrugë bën që pushuesit të kalojnë me lirshmëri dhe me një fragment natyre të panjohur më parë.

Në terma më të gjerë ndërkaq, Bypass-i i Vlorës pritet prej më shumë se 10 vitesh për ndërtim, pas miratimit të projektit më 22 nëntor 2021, së bashku me Bypass-in e Fierit.

Teksa ky i fundit i ka përfunduar prej kohësh punimet dhe është një segment rrugor me parametra të larta, ai i Vlorës mbeti në pritje prej kohësh.

Bypass-i i Vlorës kalon kryesisht përmes tokave bujqësore, me një ndikim minimal mbi prona rezidenciale dhe tregtare. Duke u bazuar mbi informacionin e censit të fundit, 224 prona do të preken nga procesi i shpronësimit dhe i risistemimit, si edhe do të kualifikohen për kompensim.

Kostoja totale e këtij projekti përfshin 24 milionë euro grante (KE, Italia dhe WBIF), 53 milionë euro bashkëfinancim nga BEI dhe 37 milionë euro nga Qeveria e Shqipërisë.

Related posts