970×90
970×90

Buzhala: Nëse Le Figaro nuk është e pranueshme për ju, atëherë jeni duke jetu në kontinentin e gabuar

Buzhala: Nëse Le Figaro nuk është e pranueshme për ju, atëherë jeni duke jetu në kontinentin e gabuar

Reagime të shumta ka pasur në Kosovë pasi ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi në profilin e tij në Twitter (kliko KËTU për ta parë foton) ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.

E Berat Buzhala ka shkruar në facebook se nëse shkrimet në gazetën Le Figaro nuk janë të pranueshme atëherë ka thënë se dias njerëz janë duke jetuar në kontinent të gabuar.

Postimi i plotë:

Do me thane ambasadori i Kosoves ne Paris e ka bo share nje shkrim te Le Figaro’s, gazete e themeluar ne vitin 1826, kurse ne Prishtine kerkohet arrestimi, shkarkimi, lincimi i tij.

Nese Le Figaro nuk eshte e pranueshme per ju, nese e konsideroni qe shkrimet aty ju ofendojne, atehere jeni tuj jetu ne kontinentin e gabuar.

Kerkush nuk flet qysh ne Paris nje terrorist çeçen ja hoqi koken nje mesuesi pse ka ligjeru ne oren e tij per karikaturat e profetit Muhamed. Pra, ai mesuesi nuk i ka perkrahe, nuk i ka vizatu vete, thjesht ka ligjeru.

Mos harroni, ne Evropen me popullate dominuese te krishtere eshte e lejuar dhe e garantuar cfaredo karikature per Jezu Krishtin. Kerkush nuk te vrane, kerkush nuk ta shkurton koken, edhe nese e perqeshe, edhe nese e vizaton Jezusin.

Mirepo Evropa e Le Figaros nuk mundet me u gjunjezu perballe kultures çeçene.

Shihemi sonte ne Pressing per kete teme.

Related posts