970×90
970×90

Busquets largohet nga Barcelona pas 18 viteve

Busquets largohet nga Barcelona pas 18 viteve

Sergio Busquets ka njoftuar largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni, pas plot 18 viteve në klub.

Busquets, 34 vjeç, njoftoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale se ky është sezoni i tij i fundit në Barçë.

Edhe pse ka qenë një vendim i vështirë, mendoj se ka ardhur koha”, shkroi Busquets.

Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit të cilët e kanë bërë të mundur për mua ta përjetoj gjithë këtë që nga dita e parë deri tek e fundit”, shtoi ai.

Busquets iu bashkua klubit në vitin 2005 për ekipin e të rinjve, duke kaluar në ekipin B të Barçës para se të debutonte nën urdhrat e Pep Guardiolës në një ndeshje lige në vitin 2008.

“Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. Gjithmonë kam ëndërruar të luaja për këtë fanellë dhe në këtë stadium.”

Gjatë 18 viteve në Camp Nou, mesfushori spanjoll i fitoi plot 31 tituj, përfshirë Ligën e Kampionëve tri herë, Laligën tetë herë, Kupën e Botës për Klube tri herë, Superkupën e Botës tri herë, Kupën e Mbretit shtatë herë dhe Superkupën e Spanjës shtatë herë.

Busquets pritet ta vazhdojë karrierë në Arabinë Saudite.

Related posts