
Sot shënohen plot 26 vite nga rënia heroike në frontin e luftës e dëshmorit të kombit, Heroit të Kosovës, Bejte Rexhepi. Në këtë ditë përkujtimore, biznismeni i njohur z. Bucolli ka ndarë fjalë nderimi dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e dëshmorit. Shkruan Gazeta Projekti.
“Sakrifica e Bejtes nuk harrohet kurrë — ajo mbetet frymëzim për brezat që vijnë dhe një gur themeli i fortë në themelet e lirisë që e gëzojmë sot,” u shpreh Bucolli.
Me fjalë të thella dhe përulësi, ai theksoi se gjaku i derdhur për atdheun është amaneti më i shenjtë që na obligon me kujtim të përjetshëm, me nderim dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat ata ranë.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Lavdi e përjetshme Bejte Rexhepit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”
Përkujtimi i tillë është një dëshmi se kujtimi për dëshmorët e lirisë nuk shuhet kurrë — ai mbetet pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe frymëzim për çdo hap drejt së ardhmes. Ka shkruar Bucolli në rrjetin e tij Facebook.