970×90
970×90

Britania thotë se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar

Britania thotë se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar

Pushtimi i Ukrainës “ka filluar” dhe Britania tani do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, ka thënë Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid për Sky News.

Javid tha  se evropianët “po zgjoheshin në një ditë shumë të errët”, pasi tanke dhe automjete të blinduara u panë gjatë natës pranë Donetsk, në një rajon separatist të Ukrainës lindore.

Një takim i komitetit të urgjencës së Cobras në Mbretërinë e Bashkuar është duke u zhvilluar.

Kryeministri Bors Johnson i është bashkuar zyrtarëve të lartë të sigurisë, duke përfshirë sekretaren e Jashtme, Lis Truss dhe sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace, për të vlerësuar ndikimin e vendimit të Rusisë për të njohur rajonet seperatiste të Ukrainës brenda natës.

Related posts