
FC, Ballkani nga Theranda në edicionin e ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit kosovar, pas disa viteve të kaluara në Ligën e parë.
F.C. Ballkani ka befasuar sot teksa i ka zbuluar fanellat për edicionin e ardhshëm të dizajnuara nga kompania e madhe “MACRON”.
Këtë lajm fantastik për lojtarët e ka bërë të ditur Klubi i FC, Ballkanit në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Ballkani edicionin e ri e nis me derbin lokal ndaj Lirisë së Prizrenit.
Ballkani drejtohet nga trajneri Bekim Shotani.