970×90
970×90

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski, çifti më i ri i Hollywood-it?

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski, çifti më i ri i Hollywood-it?

Shkëndija kanë lindur mes Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski-t, të paktën sipas thashethemeve të raportuara nga revistat amerikane. Mediat thonë se ata janë parë disa herë duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Nju-Jorkut dhe duke u larguar nga një restorant pas një darke. Të dy kanë lënë pas histori të rëndësishme të dashurisë: aktori është ende duke u përballur në gjyq me ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie, ndërsa modelja sapo është ndarë nga babai i fëmijës së saj, Sebastian Bear-McClard.

Tani thuhet se ata po i japin një mundësi njëri-tjetrit, por ndoshta është herët për të folur për një dashuri. Për më tepër, nga ana e të dyve ka rezervë maksimale për të mbrojtur jetën private, në një kohë që po kalojnë një periudhë delikate.

Megjithatë, kjo nuk e ka shmangur faktin që të dy janë kthyer në qendër të vëmendjes kohët e fundit për një romancë të mundshme.

Related posts