
Frika nga tërmetet ka bërë që qytete si Tirana dhe Durrësi të boshatisen plotësisht gjatë dy netëve të fundit.
Sikundër shikohet edhe nga fotot e siguruara, rrugët e Durrësit këtë mbrëmje janë plotësisht të boshatisura.
Kjo vihet re edhe nga mungesa e automjeteve të parkuara.
Siç bëhet e ditur qytetarët janë drejtuar kryesisht drejt jugut të vendit madje edhe në Maqedoninë e Veriut.
