Borrell në blogun e tij u shpreh se, që nga viti 2017, është zakon të mbahen takime të tilla dy herë në vit, por që nga fillimi i mandatit të tij, nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë për shkak të pandemisë Covid-19.
“Ishte i rëndësishëm ky takim pasi rajoni aktualisht është edhe një herë në një udhëkryq për sa i përket integrimit evropian.Doja të shkëmbeja me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor hapur dhe jozyrtarisht shqetësimet dhe propozimet e tyre për rajonin dhe të ardhmen e tyre evropiane, si dhe një qasje më strategjike ndaj politikës së jashtme evropiane. Unë jam gjithashtu i etur të ndërtoj një marrëdhënie personale me ata liderë që kanë nevojë për hapësirë për të punuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me Bashkimin Evropian dhe midis tyre”, tha ai.
Borrell tutje tregoi se mori premtim nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor se do të vendosin integrimin në BE në krye të axhendave të tyre.
“Duhet vetëm të shikosh një hartë për të kuptuar se sa është i përfshirë Ballkani Perëndimor në BE”, shtoi Borell.
Ambasadori i Kosovës për Bashkimin Evropian dhe i ngarkuari me punë si ambasador në Belgjikë, Astrit Zemaj publikoi linkun e gazetës EEAS ku Josep Borrell mbështeti liberalizimin e vizave për Kosovën.“Liberalizimi i vizave për Kosovën është çeshtje e stërvonuar: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë“.