970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Borrell e quan vendim historik liberalizimin e vizave: Sjell përfitime për Kosovën dhe për BE-në

Borrell e quan vendim historik liberalizimin e vizave: Sjell përfitime për Kosovën dhe për BE-në

Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai shkruan ne platformën X, se heqja e regjimit të vizave, i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së, shkruan Reporteri.net.

’’Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave #IntegrimiEuropian’’.

Ndryshe, Më 1 janar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë në kuadër të të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për vite të tëra qytetarët u privuan nga e drejta për të lëvizur pa viza në zonën Schengen.

Gjatë ceremonisë në Aeroportin e Prishtinës, Kurti u kërkoi qytetarëve që udhëtojnë pa viza që të respektojnë kërkesat dhe kriteret, “sepse kështu respektojmë dhe lartësojmë shtetin tonë”.

“Andaj, ky mëngjes i Vitit të Ri 2024 nuk ka se si t’ia fillojë më mbarë sesa me zgjerimin e të drejtave dhe mundësive të qytetarëve tanë. Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi. Prandaj, kjo është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen”, tha Kurti.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Related posts