970×90
970×90

Bordi e Drejtorët e KEK-ut shkelin vendimin e Hotit, shkojnë në Shqipëri në punëtori dy ditore

Bordi e Drejtorët e KEK-ut shkelin vendimin e Hotit, shkojnë në Shqipëri në punëtori dy ditore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të hënën e kësaj jave mori vendim që të ndalojë të gjitha punëtorit e institucioneve jashtë vendit.


Kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve me virusin Covid-19.

Por, ky vendim i kreut të ekzekutivit nuk i ka bërë përshtypje udhëheqësve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas burimeve të Gazetës Objektiv brenda këtij institucioni, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut gjatë ditës së djeshme kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.

Këtë madje e ka konfirmuar për Objektiv edhe zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.

Ai tha vizita e tyre në Shqipëri është për ta hartuar buxhetin e këtij institucioni.

“Po është e vërtetë. Ata pritet të qëndrojnë dy ditë në Shqipëri. Kanë shkuar për ta diskutuar dhe hartuar buxhetin”, theksoi Bucolli.

E, në kohën kur ata po qëndrojnë në Shqipëri, kanë rënë nga sistemi edhe blloqet e Kosovës B, kjo ka bërë që edhe ngrohtorja e qytetit Termokos të pamundësoj furnizimin me ngrohje në kryeqytet.

Ndryshe vendimi i Qeverisë vlejnë për Ministritë dhe Agjencitë ekzekutive të Kosovës.

Related posts