970×90
970×90
970×90
970×90

Boksieri Petrit Mazrekaj nga Deçani, i përgjigjet djalit të Arkanit: “Ti bir krimineli, shihemi në ring”

Boksieri Petrit Mazrekaj nga Deçani, i përgjigjet djalit të Arkanit: “Ti bir krimineli, shihemi në ring”


Petrit Mazrekaj i është kundërpërgjigjur djalit të Arkanit, i cili ditë më parë e quajti “qen endacak”.

Boksieri shqiptar, Petrit Mazrekaj, nuk ka qëndruar duarkryq, pas ofendimeve që ka marrë nga djali i kriminelit serb, Zheljko Raznatovic, i njohur si Arkani.

Veljko Raznatovic, i biri i kriminelit të vdekur serb dhe i këngëtares serbe, Ceca, ditë më parë kishte ofenduar rëndë boksierin shqiptar, duke e quajtur madje “qen endacak”.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe boksieri shqiptar i është kundërpërgjigjur Veljkos, përmes një letre të hapur të publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook.

Mazrekaj i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra, derisa i ka thënë se gjithçka do të zgjidhet në ring.

Meçi mes tyre do të zhvillohet me 31 gusht dhe tani ka mbetur që të caktohet edhe vendi, pasi për shkaqe sigurie, do të zhvillohet jashtë Serbisë dhe Kosovës.

28-vjeçari kosovar i ka 17 fitore deri më tani në karrierë, 13 prej të cilave me nokaut, dhe asnjë humbje që prej debutimit të tij në vitin 2011. Mazrekaj ka mbi një vit pa boksuar, megjithatë, përcjell Express.

Më poshtë mund ta lexoni (pa ndërhyrje) letrën e publikuar nga Petrit Mazrekaj:

“Leter e hapur birit te nje krimineli dhe terroristi ordiner permasave nderkomtare i ashtuqujtur Arkan,

Meqense ju djali i Arkanit me keni ofenduar publikisht as une nuk do te heshti , une se pari jam krenar qe i takoi kombit Shqiptar Qe eshte nje komb Heroik , Liridashes dhe Human , Bujar Trim Zemergjer e Fisnik qe gjithmon ne histori ka luftuar per ti mrojtur te drejtat Kombtare dhe vlerat njerzore Liridashese.

Nuk eshte ne natyren time personale e as familjare ti sulmoj tjeret me urrejtje kombtare e racore por me qense e verteta eshte e vertet ju quni i Arkanit Mos u Fryni Shum Krenarisht sepse ti edhe une jemi sportist e une jam Shqiptar e ti je Serb , Ne do te Ballafaqohemi ne ndeshjen ton kur do te na vij momenti e aty do te zbulohet se kush osht zemer Luani Shqiptar e kush eshte nje qyqar shpirt vogel me gjenez nga nje Prind Kriminel ordiner qe ka patur prirje vetem per mizori shtazarake.

Te njoftoi Publikisht se gjeneza e Familjes time nuk buron nga Prindi me renome Kriminale Por Buron nga Alpet Shqiptare Atje ku Jetoin Shqiponjat e Liris qe jan Zotuse te jetes se vet” – ka shkruar boksieri nga Deçani.

Related posts