970×90
970×90

Bloomberg: SHBA po i kërkon Ballkanit të pranojë migrantët e dëbuar

Bloomberg: SHBA po i kërkon Ballkanit të pranojë migrantët e dëbuar

Mediumi amerikan “Bloomberg” raporton se Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit, që të pranojnë migrantët e dëbuar nga ShBA’ja, përcjell Reporteri.net.

Sipas këtij mediumi, kërkesat që po bëhen ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur qeveri të huaja të gatshme për të pranuar migrantët e dëbuar nga ShBA’ja, përfshirë edhe ata që kanë qenë hyrë në ShBA gjatë kohës së presidencës së Joe Biden.

Siç raporton “Bloomberg” me burime, Zyrat rajonale të Departamentit Amerikan të Shtetit janë ngarkuar të promovojnë këtë ide. Ende nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje si rezultat i këtyre bisedimeve.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, e as Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në maj, Gjykata e Lartë lejoi administratën Trump të heqë statusin e përkohshëm ligjor për deri në gjysmë milioni persona nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. Administrata ka qenë në kërkim të destinacioneve të mundshme për migrantët nga këto vende që mund të dëbohen si rezultat, sipas burimeve.

Aty përmendet raportimi i “The Wall Street Journal” në prill të këtij viti, se si ShBA kishte eksploruar për marrëveshje për të dërguar të dëbuarit edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Moldavinë dhe Kosovën, si dhe në rajone të tjera të botës.

Më herët Serbia nuk është përmendur si vend potencial për të dërguar të dëbuarit, por që tani ka rënë në sy të familjes Trump për një arsye tjetër.

Në artikull përmendet se si në Beograd po planifikohet të ndërtohet Trump Tower në Beograd. Dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner ka marrë lejen për ndërtimin e hotelit në vlerë prej 500 milionë dollarëve në ish-kompleksin e ministrisë së mbrojtjes në Beograd.

Related posts