Rruga “7 Shtatori” në Junik është bllokuar përkohësisht për shkak të punimeve të vazhdueshme në trotuar. Shkruan Gazeta Projekti.
Autoritetet lokale njoftuan se bllokimi do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë.
Banorët dhe drejtuesit e automjeteve janë këshilluar të përdorin rrugë alternative derisa të përfundojnë punimet.